Kazhani: Politikanët nuk punojnë për shtetin, por çojnë letra. Marku nuk shkëlqeu

Real Story


Gazetarja Mira Kazhani e pranishme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24 ndërsa foli për përplasjet mes institucioneve në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, nuk harroi të shigjetonte politikën shqiptare. Ajo tha se edhe pse politikanët mbahen me taksat e popullit, ata nuk punojnë për konsolidimin e shtetit.

“Kemi nevojë për shoqëri e Shqipëri normale pas 30 vjetësh. Jemi taksapagues për Edi Ramën, Ilir Metën, Gramoz Ruçin, që të takohen për të mirën e shtetit. Përtej politikës së ditës ata duhet të mos i dërgojnë letra njëri-tjetrit por të komunikojnë për shtetin. Kam qenë 11 vjeç kur erdhi demokracia dhe sot e gjej veten në disa momente të them: ‘Ah si s’jemi si Maqedonia e Veriut’. Se aty u takuan të paktën për të mirën e Maqedonisë. Nuk merrem me procedura se ato i njohin juristët. Politikisht duhet të kishte komunikim, s’na duhet kush bëri gol e kush bëri batutën më të mirë.  Që në kohën e Mosiut nuk kanë mbledh një herë në tryezë të gjithë. Njerëzit ndaj po ikin se kjo klasë politike e ka vrarë shpresën, se shqiptarët s’ikin për bukë gojë, por se janë të mërzitur me politikën”, tha ajo.

Po ashtu, Kazhani u shpreh se Marku ishte një grua e pastër, por nuk pati kurajo që të bëhej një Silvia Konti e Shqipërisë. Por, gazetarja vlerësoi prezantimin e sotëm të Markut në KLP, si njëra nga kandidatet për kryeprokurore e re e vendit, teksa tha se ajo foli qartë dhe kulluar.

“Arta Marku nuk shkëlqeu si kryeprokurore. Ajo ishte një grua e pastër, nuk pati kurajo, pra nuk ishte Silvia Konti. Nuk gëzoi shkencën e fjalës, nuk artikuloi mirë. Sot bëri një prezantim aq të mirë, sa më erdhi keq. Sikur të kishte folur kaq qartë dhe e kulluar besimi në të do të ishte më i madh”, deklaroi gazetarja Kazhani.



Skip to toolbar