16 sekonda breshëri me armë në shkollë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

AKTUALITET


Dy nxënës të moshës 16 dhe 14 vjeç janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur që hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni.

Viktimat vdiqën gjatë një breshërie me armë që zgjati vetëm 16 sekonda pak para se të niste mësimi në Shkollën e Mesme Saugus në Santa Clarita, në veri të Los Angeles.


Nathaniel Berhow hapi zjarr në shkollë në ditën e ditëlindjes së tij të 16-të dhe më pas qëlloi veten në kokë dhe është në një gjendje kritike për jetën.

Ai kishte qëndruar në oborrin e shkollës për disa çaste, më pas nxorri një pistoletë gjysmë automatike të kalibrit 45.45 dhe hapi zjarr për rreth 16 sekonda para se ta kthente armën drejt vetes.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e dy nxënësve që vdiqën por deri tani dihet që ishte një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar.

Tre të plagosurit janë dy vajza, të moshës 14 dhe 15 vjeç, dhe një djalë 14-vjeçar. Ata janë të gjithë në gjendje të qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën.




Skip to toolbar