Analisti Alfred Lela u shpreh në “Real Story” se fakti që Meta sulmon ambasadorin e OSBE, lidhet me faktin se Borchardt është hallka më e dobët e zinxhirit të ambasadorëve në Tiranë. Në “Real Story”, Lela u shpreh se mesazhet e Metës janë të qarta, duke paralajmëruar se mund të luftojë me këdo.
“Borchardt përfaqëson disa gjëra, por unë po them dy. Është hallka më e dobët e zinxhirit të ambasadorëve në Shqipëri. E dyta është anëshmëria e perceptuar e tij. Ai shihet si i njëanshëm. Meta është lojtar shumë i mirë politik. Duhet të ndajmë se javët e fundit është lojtar i fort politik nga halli, apo është si i tillë. Shefat e tij e njohin si “nongrata”. Mesazhet janë të qarta, thotë Meta, ‘unë jam gati ta bëjë këtë luftë me këdo’”, tha Lela.
Më tej, Alfred Lela komentoi edhe deklratat e presidentit se në ditët në vijim do të nxjerrë video me fakte, që sipas tij do të vërtetojë kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Lela u shpreh që Meta bën mirë të mos e nxjerri një video të tillë, sepse do të rikujtojë videon e vetë.
“Uroj të mos jetë video, se do jetë banale. Presidenti ka një historik me videot, edhe sikur ta ketë një video, mua nuk do më pëlqente që presidenti ta nxirrte, sepse edhe me subkoshiencë do nxjerrë kujtimin e videos së vetë. Do doja të ishte diçka substanciale, jo video. Meta është faktori numër 1 i opozitës politike”, tha Alfred Lela ndër të tjera. /Realstory.al/