Dy të mitur pa ndjenja nga alkooli, gjobë pronarit të lokalit

AKTUALITET


Dy të mitur 15-vjeçarë, janë gjetur pa ndjenja në rrugë dhe janë dërguar natën për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit. Policia shpjegon se adoleshentët, banues në këtë qytet kanë qenë në gjendje të dehur, pasi kishin konsumuar alkool.

“Dy 15-vjeçarët ishin në gjendje të dehur, pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike”, njofton policia.

Sipas të dhënave zyrtare, duke shtuar se referuar ligjit “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar”.



Skip to toolbar