“Kriminelë që lëvizin me makina të blinduara me dijeni të policisë”, Lleshaj: Nuk e përgënjeshtroj

Real Story


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” në News 24 ku nuk mohonte se disa elementë kriminal lëvizin me makina të blinduar me dijeni të policisë. Ishte gazetarja Klodiana Lala e cila tha se ka informacione të sakta se disa elementë kriminal lëvizin me lejen e policisë me makina të blinduara në Durrës, ndërsa ministri Lleshaj tha se nuk mund ta përgënjeshtrojë këtë gjë. Për Lleshajn këto persona përfitojnë nga hapësirat ligjore dhe se kjo do të shmanget pikërisht me ligjin e ri anti-KÇK.

Klodiana Lala: Kam informacione se elementë kriminal lëvizin me makina të blinduara me leje dhe dijeni të policisë. Kjo gjë ndodh në Durrës, mund të jap dhe emra.

Sandër Lleshja: Nuk e përgënjeshtroj që ka elementë kriminal që lëvizin me makina te blinduara dhe që përdorin hapësira ligjore për të përfituar. Janë këto boshllëqe që do plotësojë paketa anti-KÇK



Skip to toolbar