“30 orë duke kërkuar një trup”, Shefi i zjarrfikësve flet për situatën në Real Story

Më të fundit


Shefi i Repartit të Zjarrfikësve, Ilir Llapushi, ka folur për emisionin “Real Story” në “News24” nga qyteti i Durrësit, aty ku forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë intensivisht punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti apokaliptik.

Ai theksoi se puna vijon prej më shumë se 30 orësh tek rrënojat e hotel “Miamare”, me shpresën për të gjetur jetë njerëzish nën rrënoja. Ai tregoi për vështirësitë, që kanë hasur në këtë operacion shpëtimi.

“Ne kemi mbi 30 orë që jemi në kërkim të këtij trupi. Jemi duke kontrolluar hap pas hapi. Edhe qentë janë konfuzë!  Është një ngjarje shumë e madhe megjithëse ne kemi orë qe po punojmë që të shpresojmë të gjejmë  të mbijetuar”-tha mes tjerash ai.



Skip to toolbar