Tragjedia në një foto, tërmeti shuan familjen Reçi

AKTUALITET


Katër pjesëtarë të familjes Reçi me origjinë nga Mirdita humbën jetën tragjikisht nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar , i cili përpiu shumë jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.

Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç do përcillen  sot për në banesën e fundit. Për vajzën Kristi Reçi kishte reagime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, ndërsa ajo studionte për Mjekësi. Për vajzën, Kristi Reçi, ka pasur një vërshim komentesh prekëse nga miqtë dhe kolegët. Për të renë e ndjerë mesazh prekës postoi edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama.

Disa familje, ashtu si familja Reçi janë shuar plotësisht dhe nuk kanë asnjë të mbijetuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me familjen Çupi në Thumanë dhe Lala në kënetë të Durrësit.



Skip to toolbar