Pasojat e tërmetit, 234 banesa të dëmtuara në Bubq

AKTUALITET


Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha edhe në fshatin Bubq në Fushë Krujë duke lënë në qiell të hapur 234 familje banesat e të cilëve janë shkatërruar. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 26 çadra për të strehuar më shumë se 1000 persona, por ende nuk janë ngritur nga Forcat e Armatosura, pasi nuk është përcaktuar ende zona ku do vendosen.

Banorët ndodhen në qiell të hapur që prej 26 nëntorit, pasi banesat e tyre janë bërë të pabanueshme. Fatmirësisht në këtë zonë nuk u shënuan viktima, por vetëm dëme materiale.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter shkaktoi 47 viktima dhe mbi 750 të plagosur. Ekipet e kërkim shpëtimit janë ende duke punuar në rrënojat e zonës së Durrësit për trupat e bllokuar në to, ndërsa në Thumanë ka përfunduar procesi i kërkimit, pasi janë gjetur të gjithë personat që figuronin të zhdukur nga familjarët.



Skip to toolbar