Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të enjten se është lejuar qarkullimi i mjeteve në Mbikalimin e Shkozetit, që mbeti i dëmtuar nga tërmeti i së martës.
“Hapet për trafikun e mjeteve Mbikalimi i Shkozetit. Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se Mbikalimi i Shkozetit është i hapur për trafikun dhe nuk është në rrezik për qarkullimin e mjeteve. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun”, shkruhet në një njoftim të ARRSH.
Mbikalimi i Shkozetit u mbyll të martën për qarkullimin e mjeteve për shkak se pësoi dëmtime nga tërmeti. Megjithatë, duket se pas inspektimeve të strukturës së mbikalimit, është vendosur që mjetet të qarkullojnë.