500 mijë euro pasuri janë sekuestruar nga prokuroria e Vlorës dhe sektori i krimit ekonomik, pasi dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Nën sekuestro është vendosur pasuria e shtetasit Luan Beshaj, i cili prej 2014 ndodhet i dënuar në Itali për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Prokuroria dyshon se dhe pasuritë e tij janë ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme duke çuar në sekuestron e tyre.
Konkretisht policia e Vlorës sekuestroi:
-2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum
-1 pemishte në Radhimë
– 2 automjete
-2 llogari bankare
Vlera e pasurisë së sekuestruar kap shifrën rreth 500 000 euro.
Në njoftimin e prokurorisë së Vlorës thuhet se “Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj Luan Beshajt si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Veprime të tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.”