Çonte të sëmurin në Berat, ambulanca përfundon në kanal

AKTUALITET


Ishte nisur për të transportuar një të sëmurë në spitalin e Beratit, por ambulanca përfundon në kanal gjatë rrugës, duke plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”. Ambulanca është përplasur me një trajler me targa serbe që po tentonte të hynte në një pulari në zonë. Përplasja ka nxjerrë nga rruga ambulancën që përfundoi e përmbysur në kanal.

Si pasojë 3 persona mbetën të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



Skip to toolbar