Paralajmërimi i Kurtit: Kosova mund të shkojë përsëri në zgjedhje

KOSOVA


Negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk kanë përfunduar ende, ndërkohë që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë marrëveshje, mund të shkojnë sërish në zgjedhje.

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti tha se VV-së do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhje të reja, pasi pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij, por ai ka porositur se ky nuk është qëllimi i LVV-së.

 “Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, tha Kurti në RTK.

Ai ka thënë se në takime me kreun e LDK-së, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm. Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.



Skip to toolbar