8 shkollat që nuk hapen në Tiranë dhe ku transferohen nxënësit

AKTUALITET


Pas një ndërprerje për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ka rinisur procesi mësimor në vend, edhe në zonat më të goditura. Me urdhër të ministres së Arsimit, nxënësit në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin i janë rikthyer mësimit.

Nga tërmeti me magnitudë 6.4 që la pas 51 viktima dhe qindra objekte të shkatërruara, përfshirë edhe shkolla, u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi në godina të tjera të quajtura si shkollat pritëse. Të dëmtuara në kryeqytet janë tetë shkolla. Akt-ekspertiza thotë se kthimi i nxënësve në ato mjedise përbën rrezik.

Në tabelën më poshtë gjeni emrat e objekteve arsimore me probleme, bashkë me zgjidhjen e përkohshme që kanë gjetur ekspertët e Ministrisë së Arsimit për nxënësit, të cilët janë adresuar pranë shkollave më të afërta.

Për shembull, 1440 nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku mësohet të ketë rënë tavani i katit të tretë, do të shpërngulen te “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”. Kujtojmë që kjo shkollë është rikonstruktuar vetëm një vit më parë. Këto janë vetëm të dhënat paraprake, pas shtyrjes disa herë të mësimit nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Të prekur nga ndryshimet e fundit figurojnë në total 1572 nxënës dhe 123 mësues, të cilat do të transferohen në “shkollat pritëse” me një rreze jo më të gjatë se 5 kilometra nga shkolla aktuale. Sidoqoftë, bëhet me dije se verifikimet e detajuara në terren vazhdojnë ende dhe numri i shkollave mund të rritet në ditët në vijim.

Sakaq, MAS po punon për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për nxënësit e mësuesit e prekur. Të gjitha objektet arsimore i janë nënshtruar ekspertizës së inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit. Në urdhrin për rifillimin e mësimit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u ka kërkuar shkollave private të pajisen me akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, si kusht për një proces normal mësimor.



Skip to toolbar