Rrëshqitje gurësh, bllokohet kthesa e Murrashit në Librazhd

AKTUALITET


Si pasojë e motit me reshje ka pasur gjatë natës rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan duke e bllokuar këtë aks në zonën e njohur si kthesat e Murrashit. Fatmirësisht rrëshqitja e gurëve ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar dhe nuk ka njerëz të lënduar.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi. Moti i keq i ditës së martë ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombëtare.



Skip to toolbar