“17.500 bileta të shitura”, derbi Partizani-Tirana me tifozeri rekord

AKTUALITET


Derbi Partizani-Tirana, që do të luhet për herë të parë në stadiumin “Air Albania”, duket  se do të jetë “sfidues” i denj i Kombëtares, të paktën në numrin e tifozëve që pritet të ndjekin atë në tribunat e stadiumit.

Sipas klubit të Partizanit, janë shitur 17.500 mijë bileta për ndeshjen e të premtes në mbrëmje. Nisur nga ritmi i shtijes së biletave, kuptohet që deri të premten në mbrëmje të 21690 vendet e “Air Albania Stadium” do të ezaurohen të gjitha.

Pas ndeshjes testuese midis ekipit të femrave të Apolonisë dhe Vllaznisë dhe përballjes mes Shqipërisë dhe Francës, derbi Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e tretë që luhet në stadiumin e ri kombëtar, që u ndërtua mbi rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkohë, klubi i partizanit u bën thirrje tifozëve të nxitojnë për të blerë bileta, pasi ato po shitem me ritme të larta.

Kujtojmë se biletat shiten në disa pika, te dyqani zyrtar i FSHF te “Rruga e Elbasanit”, biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe pika të tjera të autorizuara nga klubi i Partizanit.



Skip to toolbar