Ambasadorët zbarkojnë në zyrën e Lleshajt

AKTUALITET


Tre ambasadorë kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Në zyrën e Lleshajt kanë shkuar ambasadori i BE, Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses Ones, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman.

Ende nuk ka një të dhënë se për çfarë arsyeje po zhvillohet ky takim mes ambasadorëve dhe ministrit Lleshaj, por duke u nisur nga situata post tërmetit mendohet se lidhet me hetimin, mbledhjen e provave për personat përgjegjës për ndërtimet jo cilësore që morën dhjetëra jetë njerëzish.





Skip to toolbar