Viktima Andi Zylyfi, 26 vjeç dhe miku i tij Ardit Uruçi, 23 vjeç, i cili mbeti i plagosur u transportuan në spital nga xhaxhai dhe daja i viktimës. Transporti u bë me makinën tip ‘golf 6’, me targa AA 557 YB që dy të rinjtë ndodheshin gjatë sulmit me armë dhe ishte bërë shosh nga plumbat. Sipas informacioneve paraprake ndaj makinës ku ndodheshin dy të rinjtë janë zbrazur dy karikatorë kallashnikovi.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me viktimën 26-vjeçarin Zylyli, i cili është kushëriri i parë (djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë në Bradashesh të Elbasanit. Në këtë atentat më 29 dhjetor 2018 u vranë edhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.
Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa policia po heton të gjitha pistat e mundshme.