23-vjeçari Ardit Uruçi, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit me kallashnikov në fshatin Përparim të Elbasanit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
I riu ka marrë një plumb në kokë dhe në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë por stabël, duke e dërguar atë për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ai u plagos gjatë atentatit mbrëmjen e të premtes në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa miku i tij Andi Zylyfi mbeti i vrarë. Ato ndodheshin në makinë në momentin e sulmit, kur një tjetër makinë iu afruar dhe hapi zjarr duke zbrazur 2 karikator kallashnikovi.
Viktima ishte emigrant dhe ishte kthyer për festat e fundvitit. Dyshimet e para të policisë janë se atentati mund të ketë qenë për larje hesapesh mes bandave rivale, ndërsa mendohet se dy të rinjtë janë nxjerrë në pritë.