Një 19-vjeçar banues në Mamurras, është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për falsifikim të monedhave. Ai është kallëzuar nga një shitës në një dyqan në Lezhë ku 19-vjeçari kishte blerë cigare duke paguar me një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik 19-vjeçari i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartëmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Nuk dihet se ku i riu i ka gjetur paratë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.