Makinat përplasen kokë më kokë, vdes shqiptari në Itali

AKTUALITET


Një aksident tragjik i ka marrë jetën Telo Kurtit, 53 vjeç, i cili jetonte në Itali. Shqiptari 53-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti rrugor, pasi mjeti ‘Fiat Punto’  me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë tjetër tip ‘Audi’.

Shqiptari, baba i dy fëmijëve, mori plagë të shumta dhe nuk mundit të mbijetojë, duke humbur jetën në spital. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Telo Kurti kishte shkuar në Itali në vitet 1990. Ai punonte murator dhe jetonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët.



Skip to toolbar