Një kamion ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit, gjatë kohës që transportonte ushqim për vaskat e peshkut. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe përfundoni në det nga një lartësi e konsiderueshme, ku mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kanë qenë punonjësit e vaskave ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital. Për nxjerrjen e kamionit nga deti janë përdorur balona me ajër, ndërsa kamioni u transportua nga Karaburuni në Orikum.