Në fjalën e tij, Rama tha se pas 30 qershori, vetë opozita do të nisë një lëvizje Luli Ik, sepse do ta kuptojnë që kjo që po bëjnë është një marrëzi.
“Ku është parë një opozitë që t’i thotë një shumice, që meqë unë i shoh këto gjëra shumë keq, ti shumica të ikësh sa më shpejt, pa zgjedhje, madje të largoj me dhunë dhe do të shkatërroj edhe zgjedhjet. 30 vjet janë boll për të kuptuar se spiralja e opozitës ka prekur fundin dhe 30 qershori duhet ta sanksionojë këtë fund, për të mos pranuar këtë gjendje anafalbetizmi dhe anti demokratik, si legjitimet për të shpërbërë ABC-në e sistemit demokratik. Padiskutim mos hyrja e tyre në zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë simptoma të një shëndeti demokratik, por pasqyrë e marrjes së ilaçeve të gabuara nga receta e vjetër e doktorit të gabuar. Pas 30 qershorit do të ketë lëvizje Luli ik. Të gjithë ata pas 30 qershorit do ta kuptojnë këtë marrëzi”, tha Rama.