“Partizanët bashkëpunuan me gjermanët”, historiani rrëzon “mitin” me dokumente

POLITIKË


Historiani Marenglen Kasmi ka rrëzuar “mitin” se  jo vetëm ballistët, por edhe partizanët kanë bashkëpunuar ngushtë me gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 , Kasmi thotë se ky ‘afeksion’, bazuar në arkivat dhe dokumentet gjermane, ka ndodhur në Berat, ndërsa tregon edhe qëllimin e bashkëpunimit mes partizanëve dhe forcave gjermane.

“Një marrëveshje në Berat u arrit që në muajin tetor të 1943, forcat partizane të rrinin në qytet përkrah forcave gjermane, të cilët ishin të hapur që të bënin marrëveshje me të gjitha forcat, mjafton të kishin qetësinë e tyre. Dokumentet marrëveshjen e Beratit tregojnë se ka pasur marrëveshje mes nazistëve dhe partizanëve. Madje thuhet dhe sot për herë të parë se nuk ka dalë nga asnjë koleg tjetër. Për sa i përket marrëveshjes, ajo është pasqyruar në ditarët luftarake të divizionet 181 malor, që ishte vendosur në Jug të Shqipërisë” tha Kasmi.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse ka pasur një bashkëjetesë të tyre në Berat, studiuesi dhe historiani Marenglen Kasmi tha se ka pasur një bashkëjetesë për një periudhë 2-3 javore.

“Bashkëjetonin të paktën për një periudhën 2-3 javore, pastaj gjermanët bëhen skeptikë ndaj këtij bashkëpunimi sepse shikojnë se interesi i partizanëve të Beratit ishte që e njëjta gjë të shtrihej në drejtim të Lushnjës, madje në drejtim të bregdetit” tha Kasmi.



Skip to toolbar