Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë vit janë shqyrtuar propozimet për drejtues të përkohshëm të Prokurorive në rrethe. Përmes Votimit, KLP ka zgjedhur disa drejtues të Prokurorisë së Shkallës së Parë në Kukës, Elbasan, Fier, Pukë dhe në Lushnje.
-Me 6 vota pro KLP voton prokuroren Rita Gjati ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) si Drejtuese të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Kukës me caktim të përkohshëm 3-mujor.
-Me 6 vota pro KLP cakton Kreshnik Ajazin në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
-Me 10 vota pro Violeta Shkurta caktohet në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier dhe Arben Dyla në pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnje.
-Me 9 vota caktohet drejtues i përkohshëm i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë Françesk Ganaj. Kundër tij votoi vetën Besnik Cani.
-Miratohet me 9 vota pro caktimi i përkohshëm i Alma Bramo, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa Ersmeralda Keshi votoi kundër.