Vret veten për Krishtlindje, ish burri i princeshës së Norvegjisë

AKTUALITET


Ish bashkëshorti i princeshës së Norvegjisë, Martha Louise, është vetëvrarë ditën e Krishtlindjes, ndërsa akti tragjik është kryer në kushtet e depresionit të thellë dhe betejës së tij të humbur me alkoolin.

Ari Behn, ish bashkëshorti i princeshës me të cilën është divorcuar në gusht të vitit 2016 njihej si shkrimtar. Libri i tij i fundit “Inferno”, i botuar në vitin 2018, detajoi luftën e tij me problemet e shëndetit mendor dhe e përshkroi autorin që kishte dhimbje koke, halucinacione dhe vështirësi në frymëmarrje.


Libri u cilësua nga kritikët në Norvegji si “i lodhur” dhe paraqiste gjendjen e dëshpëruar të autorit.

Ari Behn dhe princesha Mara Louise njoftuan divorcin e tyre në gusht të vitit 2016, ndërsa përgjatë dy viteve në vijim Behn mori vëmendje nga mediat për shkak të akuzave që ai bëri ndaj aktorit Kevin Spacey të cilin e akuzoi për ngacmim seksual. Sipas tij, aktori e kishte ngacmuar pasi e kishte prekur në mënyrë të turpshme poshtë një tavoline në një darkë në të cilën kishin marrë pjesë bashkë.

Behn u martua me princeshën në vitin 2002. Martha Louise është vajza e Mbretit Harald V dhe Mbretëreshës Sonja. Ajo njoftoi në maj të këtij viti se është në një lidhje të re me Shaman Durek, 44 vjeç.

Gjatë martesës çifti bëri tre vajza, Maud Angelica, Leah Isadora dhe Emma Tallulah. Por që në vitin 2009, gjatë kohës që ishin të martuar Behn foli hapur në një intervistë për depresionin, vetminë dhe pirjen e tepërt të alkoolit.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës pallati mbretëror i Norvegjisë dha një deklaratë në të cilën Mbreti Harald tha se “ndihej shumë i trishtuar së bashku me Mbretëreshën për lajmin e ndarjes nga jeta të Ari Behn”.

“Ari ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë për shumë vite dhe ne mbajmë kujtime të ngrohta e të dashura për të. Jemi mirënjohës që e njohëm. Jemi të hidhëruar që mbesat tona kanë humbur babanë e tyre të dashur dhe ndajmë dhembshurinë e thellë për prindërit dhe motrat e tij, të cilët tani kanë humbur djalin dhe vëllain e tyre të dashur. Ne kërkojmë që familja e afërt e Ari të pushojë gjatë kësaj kohe të vështirë”, është shprehur Mbreti.




Skip to toolbar