Banorët telefonojnë policinë, kapet brenda banesës hajduti fierak

AKTUALITET


Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke vjedhur një banesë në lagjen “8 Shkurti”, në Fier. Ngjarja u zbulua pas një telefonate në Sallën Operative, që njoftoi policinë se po vidhej një banesë.

Në pranga ra shtetasi me iniciale F.K., i cili po tentonte të vidhte banesën e shtetasit A. V.. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.



Skip to toolbar