Kërcënoi Kurtin, reagon Vetëvendosje: Nuk na ndaloni dot

KOSOVA


Pas kërcënimit të ish kandidatit për deputet të NISMËS ku me anë të një postimi në Facebook tha se Albin Kurti ose duhet të ikë nga Kosova ose do të vritet, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook theksoi se asnjë kërcënim apo atentat nuk do të ndalojë rrugën e Vetëvendosjes.

‘Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!’, ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Më herët ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një deklaratë të rrezikshëm. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president. Sipas Hotit, Kurti i ka dy rrugë ose të largohet nga Kosova ose do të vritet.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ka shkruar Hoti.



Skip to toolbar