Keidi Bare do të bëhet “kurban” për të shpëtuar Malagan

AKTUALITET


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare mund të largohet nga Malaga. Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori talentuar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, ndonëse ato nuk japim emra klubesh. Megjithatë, Marca.com thotë se Bare mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Malaga për të shpëtuar skuadrën nga një faliment i mundshëm ekonomik. Malga është duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike, për këtë arsye po mendon shitjen e disa lojtarëve. Keidi Bare është një prej tyre.

“Lojtari shqiptar mbërriti në futbollin spanjoll në 2013, duke u regjistruar në akademinë e Atlético de Madrid, për të përfunduar stërvitjen e tij në Atlético Malagueño. Deri më tani, këtë sezon ai ka luajtur 17 ndeshje me ekipin e drejtuar nga Víctor Sánchez del Amo, i cili ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të ndryshme të Kategorisë së Parë.

Ndërkombëtari shqiptar mund të bëhet shpëtimit i Malaga, e cila duhet të lehtësojë pagat në skuadër për të qenë në gjendje të marrë lojtarët me të cilët të përballen në raundin e dytë të kampionatit. Në aspektin sportiv do të ishte një goditje për klubin andaluzian, por propozimet janë duke u studiuar dhe largimi i ti nuk përjashtohet”, shkruajnë mediat spanjolle.



Skip to toolbar