Kylian Mbappe vijon të vendos rekorde sa i përket vlerës së kartonit. Observatori i Futbollit (i specializuar për vlerësimin real të lojtarëve), publikoi të martën vlerën e 5 lojtarëve më të shtrenjtë të momentit. Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe vlerësohet 265 milionë euro sipas algoritmit të CIES Football Observatory. Pas tij rendiet sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling me 223 milionë euro.
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është në podiumin e tre futbollistëve më të shtrenjtë, me 175 milionë euro. Më pas lista vijon me Jado Sancho të Borussia Dortmund, që vlen 168 milionë euro, ndërsa Sadio Mane i Liverpool me 155 milionë euro është gjithashtu në pesëshen e parë.
Ndërkohë, lojtarë si Harry Kane, Marcus Rashford, ylli i Barcelonës Lionel Messi, Antoine Griezmann apo Lautaro Martinez janë gjithashtu në listën e dhjetë futbollistëve më të shtrenjtë të momentit. Ndërkohë, ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo bie shumë në renditje. Ai ndodhet në vendin e 50-të në listën e CIES Football Observatory me 80 milionë euro.