Dung bën të Kuqtë me gunga

Më të fundit


Partizani nuk përfiton nga ndalesa e Kukësit

Partizani është mundur me rezultatin 1-3 nga Luftëtari, me këta të fundit që kanë bërë një ndeshje spektakolare në “Selman Stërmasi”. Të besuarit e trajnerit Skënder Gega kanë kaluar të parët në avantazh me Dilaver Dukën në minutën e 4`. U duk se gjithçka do të shkonte kështu, por vendasit humbën përqëndrimin dhe duket se u dehën para kohe.

Teksa dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e të kuqve, vendasit ndëshkohen në minutën e 38`. Është Dunga ai që realizon një gol të bukur brenda zonës, ndërsa në minutën e 44`, keniani realizon dhe golin e tretë, duke përfituar dhe nga dalja e parakohshme nga porta e Alban Hoxhës, të cilit i kaloi topin mbi kokë.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi Dunga do të shënonte dhe golin e tretë, që vulosi rezultatin 1-3 për Luftëtarin. Në minutën e 70`, sulmuesi nga Kenia realizoi një gol spektakolar duke e goditur topin me finte.

Një humbje e befasishme për Partizanin, që bën një hap fals në momentin më të mirë të tij, pasi mund të përfitonte nga humbja e Kukësit, që gjithashtu u mund sot nga Kastrioti. Ndërkohë, Luftëtari me tre pikët e sotme shkëputet në vendin e shtatë të renditjes me 4 pikë më shumë se Tirana që mban vendin e tetë, dhe rrezikon shumë mbijetesën.  



Skip to toolbar