“Pjesë e historisë”, SHBA, prokurorëve dhe policëve: Aplikoni për Byronë e Hetimit

#NËRADAR


Të premten, kreu i SPAK Arben Kraja hapi garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të pasojë edhe me aplikimet për hetues në këtë strukturë. BKH është një investim amerikan në tërësinë e saj, pasi nga pajisjet hetimore deri te trajnimi i hetuesve, janë angazhim i SHBA.

Ndaj, pak orë pas hapjes së garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një deklaratë ku fton prokurorët, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, që të aplikojnë për t`u bërë pjesë e BKH-së.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një strukturë e ngjashme me FBI në SHBA. Ajo do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar. BKH do të jetë struktura më e rëndësishme e SPAK, institucion që pritet të ndëshkojë ata që deri më sot janë cilësuar “të fortët” e krimit apo politikës.

🇦🇱️ | Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Freitag, 10. Januar 2020


Skip to toolbar