Nëntë persona janë lënduar gjatë përleshjeve të dhunshme mes të burgosurve të premten në burgun për të mitur në Avlona. Të lënduarit janë dërguar në spital.
Sipas burimeve të agjencive greke të lajmeve, përleshjet shpërthyen midis të burgosurve afganë, shqiptarë dhe grekë për arsye të panjohura në repartin e katit të parë.
Përplasjet përfunduan me ndërhyrjen e policisë. Tani rendi është rikthyer në institucionin korrektues dhe të burgosurit janë rikthyer në qelitë e tyre.