Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani: E mrekullueshme, janë në rritje!

BOTA


Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur rezultatin e fortë të partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar rezultatin e saj si “një mbrëmje vërtet të mrekullueshme”.

Në një reagim në Truth Social, Trump kritikoi politikat gjermane të emigracionit, duke argumentuar se qytetarët janë lodhur nga ajo që ai e cilësoi si politika “absolutisht të tmerrshme”.

“Janë në rritje – dhe nuk do ta durojnë më!” shkroi Trump, duke përdorur në fund edhe shkurtesën “MGGA”, që do të thotë “Bëjeni Gjermaninë të Madhe Përsëri”.

Në Saksoni-Anhalt, AfD siguroi rreth 44% të votave, duke regjistruar rezultatin e saj më të fortë deri tani dhe duke iu afruar ndjeshëm marrjes së pushtetit në këtë land gjerman.



Skip to toolbar