Një 50-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Shtetasi me iniciale Z.K., 50 vjeç, ushtronte në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.
Kjo dhunë e zgjatur në kohë ka bërë që bashkëshortja të njoftojë policinë, e cila bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 50-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës.
Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.