Vrasjet, urdhri i Lleshajt: Asnjë fjalë me mediat

AKTUALITET


Pas vrasjeve të bujshme të javës që lamë pas ajo në Rrëshen e biznesmenit Kastrot Reçi dhe vrasja në Paskuqan, ku kunati masakron me levë kunatën deri sa i merr jetën ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Përmes një urdhri të brendshëm për drejtuesit e policisë, ministri Lleshja kërkon heshtje nga efektivë në ruajtjen e informacionit dhe të mos kenë asnjë lloj komunikimi me mediat.

Lleshja u kërkon drejtuesve të policisë të mos lejojnë daljen e materialeve hetimore për ngjarje të ndryshme kriminale, duke iu referuar dy vrasjeve në Rrëshen dhe Paskuqan. Në urdhrin e ministrit të Brendshëm drejtuar krerëve të policisë thuhet ndër të tjera se këto materiale përbëjnë sekret hetimor dhe se po skandalizojnë opinion. Ata urdhërohen të mos kenë asnjë komunikim me mediat, në të kundërt do të niset masë disiplinore ndaj tyre citon News 24.

“Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.

Ju porosis:

Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi.

Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.

Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh.

Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Brendshme.

Vrasjet e fundit në vend kanë rënduar opinionin publik ku një person vritet me snajper ne mes te ditës në sy të fëmijës, kurse një nënë e re masakrohet në shtëpinë e saj nga kunati po në sy të vajzës së mitur.



Skip to toolbar