Aksident në urën e Drinit, 4 të plagosur

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.

Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë aksident, Policia e Lezhës tha se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T. “Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor, në vendngjarje ka vijuar punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.



Skip to toolbar