Partizani synon që në fund të sezonit të ketë përfunduar edhe stadiumin e ri, që po ndërtohet në periferi të Tiranës. Të hënën, klubi i “kuq” publikoi informacion të përditësuar në lidhje me ecurinë e punimeve në “shtëpinë” e re të futbollit.
Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumit të FK Partizani vijojnë me ritme të
larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qëndrore të kompleksit dhe
stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qëndror i kullimit të
ujrave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.
Janë prodhuar elementët konstruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i Tribunës qëndrore. Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të Tribunës qëndrore”, thuhet në njoftimin e klubit të kuq.