“Ne jemi servil ndaj SHBA”, Lubonja: Muxhahedinët i quanin organizatë terroriste

#NËRADAR


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh se muxhahedinët në vitin 2012 cilësoheshin terroristë në Europë dhe nga SHBA. Sipas Lubonjës, anëtarët e opozitës iraniane u strehuan në Shqipëri për shkak të “servilizmit të politikanëve shqiptarë ndaj SHBA”.   “Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Tani këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania etj dhe në vend të kësaj, mbështesim çdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servil ndaj SHBA-ve, shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, tha Lubonja.

Sipas analistit Lubonja, Shqipëria ka qenë historikisht servile ndaj SHBA. “Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj cdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj,. pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve, e kam thënë në këtë kontekst. Që ta nis tek vrasja e Sulemanit, unë pashë Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.

Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkleit, e jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Sulimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si shpallje lufte”, deklaroi Lubonja.



Skip to toolbar