Të rinjtë fshihen poshtë sediljes e brenda kroskotit të makinës për të shkuar në Spanjë

BOTA


Dy adoleshentë kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të kaluar nga Maroku në Spanjë, pa u diktuar nga policia kufitare. Ato ishin fshehur njëri poshtë sediljes së pasme të makinës dhe tjetri brenda kroskotit, me shpresën për të kaluar klandestinë në Spanjë për një jetë më të mirë. Adoleshentët e moshës 19 dhe 17 vjeç, u kapën në kufi në tentativë për të shkuar në Spanjë, gjatë kontrollit të makinës që drejtohej nga një çift nga Maroku.

Në momentin që u nxorën nga vendi sekret në makinë, të rinjtë shfaqën probleme shëndetësore si marrje mëndësh, mpirje të trupit dhe mungesë të ajrit, për shkak të hapësirës shumë të vogël ku ishin futur dhe qëndronin prej orësh.

Pajisjet speciale të policisë kufitare që u përdorën gjatë skanimit të makinës zbuluan rrahjet e zemrës së të rinjve dhe zbulimin e vendeve sekrete ku ishin futur.



Skip to toolbar