Pasi e braktisi, PD kujtohet për reformën territoriale: Është prioritet absolut

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka premtuar në një takim që zhvilloi në degën e PD-së së Korçës se reforma territoriale është prioritet absolut i PD-së. Kujtojmë se reforma territoriale u miratua në vitin 2014 me votat e maxhorancës pasi opozita refuzoi të merrte pjesë dhe të jepte kontributin e saj në komisionin e posaçëm për reformën territoriale. Madje opozita bojkotoi edhe seancën parlamentare ku u miratua kjo reformë, pavarësisht disa thirrjeve të përfaqësuesve të maxhorancës për konsensus.

“Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”, shkruan Bardhi.

Në Shqipëri parlamenti miratoi reformën administrativo territoriale me 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim në korrik të vitit 2014 në një seancë ku mungonte opozita. Reforma administrativo territoriale ishte një ndër premtimet kryesore të së majtës. Me miratimin e saj nga 370 komuna e bashki që kishte, vendi u nda vetëm, me 61 të tilla. Miratimi i kësaj reforme në atë kohë u përshëndet edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.



Skip to toolbar