Avokati Spartak Ngjela është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Real Story” pasi ato hodhën idenë se ai ishte organizatori i protestës së 21 janarit. Ishte gazetari Xhevair Zhabina, që tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”. Kaq ka mjaftuar që të nisin debatet në studio, teksa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati nëse ai do të hetohej nga SPAK, nëse një gjë e tillë është e vërtetë. Por, në përgjigjen e tij, avokat Ngjela ja ktheu me pyetje Lalës, teksa i tha se “je gazetare apo klounë?”
Pjesë nga debati:
Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …
Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.
Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lal: Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status. Unë vërtet kam dhënë idenë për një protestë nuk mund të them që jam organizatori, pasi për një protestë madhore unë s’jam i aftë të mbledh 100 mijë veta