Arbitri somalez, Omar Abdulkadir Artan, i cili nuk u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përjashtuar zyrtarisht nga turneu. FIFA, që më parë kishte akredituar atë që kosniderohet si arbitri më i mirë i Afrikës për ndeshjet e “Kupës së Botës 2026”, pranoi pa kishte vendimin e autoriteve amerikane për ta kthyer atë në shtëpi.
Një zyrtar i administratës Trump tha se arbitri 34 vjeçar u shpall i papranueshëm pasi agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare zbuluan “informacione negative”, duke përfshirë një lidhje të dyshuar me individë të dyshuar se i përkisnin organizatave terroriste, gjë që çoi në mohimin e hyrjes së tij në vend dhe fillimin e procedurave të përshpejtuara të largimit.
Ndërkohë, në një intervistë për “The Neë York Times”, Omar Artan tha se u mor në pyetje për 11 orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit nga zyrtarët e doganës, të cilët e pyetën pse kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara dhe e pyetën rreth politikës somaleze dhe organizatës xhihadiste terroriste, politike dhe paraushtarake Al-Shabab.
I u tregoi atyre dokumentacion të FIFA-s dhe foto nga karriera e tij si arbitër. Pas marrjes në pyetje, ai u vendos në një qeli paraburgimi dhe u kthye me aeroplan në Stamboll, nga ku kishte marrë fluturimin e tij tranzit për në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Times, arbitri tha se nuk i ishte dhënë një arsye për refuzimin e hyrjes. Rasti i arbitrit sommalez nuk është i vetmi që ka shkaktuar polemika dhe kritika. Më parë kapiteni i Irakut u ndalua për shtatë orë për verifikime në aeroportin e Chicago, ashtu si kontrollet e rrepta të agjentëve doganorë ndaj kombëtareve të Senegalit dhe Uzbekistanit.
