Durrës, sekuestrohet mbi 1 milionë euro pasuri nga aktiviteti kriminal

Më të fundit


Pas një hetimi dy vjeçar, Policia e Durrësit ka arritur të faktojë pasurinë e vënë në mënyrë kriminale të një 57 vjeçari. Policia ka sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme, 30 milion lekë dhe 5.770 euro

Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të shtetasit Xh.S., 57 vjeç, nga Durrësi.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar