Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, duke folur për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, tha se është skandal që emrat e atyre që kanë bërë politikë në kohën e diktaturës zënë hapësirat e mediave tona.
Minxhozi tha se me siguri që fakti që ata bëhen bell sellera në kohët tona, bën që të ndihen keq të persekutuarit.
“Figurat e e diktaturës zënë hapësirat kryesore të gazetave e mediave tona. Ka njerëz që përjetojnë keq faktin që dalin emrat e tyre nëpër gazeta, sepse ka qenë në internim, kanë qenë pjesë e luftës së klasave etj. Fundi, ku edhe familja merr pjesë përgjysmë është fundi i një historie që nisi me shumë tam tam dhe u mbyll sic e shikojmë”, tha Minxhozi.