Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se me shpalljen e Italisë një zonë e kuqe për shkak të prekjes nga koronavirusi, tashmë do të këqyren të gjithë udhëtarët që vinë nga ky shtet. Përballë një paneli me mjekë në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Brataj pohoi se çdo ditë Urgjenca Kombëtare bën përkufizime të rasteve.
“Kur lindi problemi në Itali, ky vend nuk ndërpreu asnjë marrëdhënie me asnjë shtet. Kur u shtri në disa qytete, ku shfaqej problemi, rriteshin masash. Në çdo ditë në orën 8, bëjmë përkufizimin e rastit. Bëhet çdo ditë. Shikohej çdo rasti i dyshimtë, që vinte nga disa vende. Tani do e bëjmë me të gjithë Italinë. Zona e kuqe është e gjithë Italia. Kushdo që do vijë, do këqyret.”, tha ai.
Diskutimet në studio
Bardh Spahiu: Ne këtu po flisnim për masa të marra nga Italia, me shfaqjen e njerëzve të prekur. Nuk është ashtu. Italia është vend që mori masa drastike. OBSH nuk imponon në ndërmarrjen e masave, Jep linjat guidë. Suksesi apo jo varet nga mënyra e përballjes së vendeve. Italia mori masa paraprake për parandalim. I mori drastike, duke pezulluar fluturimet nga Kina. Ne u treguam shumë apatik në përballje me këtë situatë përsa i përket parandalimit.
Albana Fico: Kur ju thoni që nuk janë marrë masat, citoni masat që ju mendoni se nuk janë marrë. Dhe ne të themi ato që kemi marrë.
Bardh Spahiu: Do kisha marrë ato masat që morën rajonet e jugut. Kam fjalën për karantinimet vetjake për personat që vinin nga Italia, si dhe nga veriu i saj. Kjo nuk është marrë në konsideratë. Ka pasur mungesë të masave logjistike.
Skëndër Brataj: Asnjë shtet në Europë dhe botë nuk kapi asnjë rast në doganë. Sado kontrolle të ketë…Ne jemi filtri i dytë.
Bardh Spahiu: Kam shkuar në Muriqan dhe kam pasagjerët dhe aty nuk kishte asnjë termometër.