Zaloshnja: Me karantinë apo pa karantinë? Suedia përkundër Finlandës

CORONAVIRUS


Nga Eduard Zaloshnja

Suedia ka bërë xhiron e mediave dhe portaleve botërore ditët e fundit, si një vend i zhvilluar europian, që pothuaj nuk ka vendosur masa karantinimi qysh nga shpërthimi i pandemisë COVID-19. Shumë artikuj janë shkruar për mënyrën sesi suedezët kanë vazhduar jetën e tyre të zakonshme, ndërkohë që metropolet e famshme europiane janë kthyer në fantazma nën masat e forta të karantinimit.

Vazhdimi i jetës si zakonisht e ka ndihmuar ekonominë suedeze të vazhdojë funksionimin e saj pothuaj normal (sidoqoftë, eksportet kanë vuajtur disi, ngaqë vendet e tjera nuk po importojnë si më parë mallra suedeze).

Po në shpëtimin e jetëve, si po funksionon strategjia liberale e Suedisë ndaj COVID-19? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, mund të bëjmë një krahasim me Finlandën, vendin fqinj me demografi, sistem shoqëror dhe sistem shëndetsor pothuaj identik me Suedinë.

Të dyja vendet i shënuan rastet e para zyrtare me COVID-19 qysh në fund të janarit, por niveli i fatalitetit të shkaktuar nga kjo sëmundje ka ndjekur dy rrugë krejt të ndryshme. Në Suedinë pa masa shtrënguese karantinimi, numri i vdekjeve për milion banorë ka arritur 25. Në Finlandën me masa të mirëmenduara karantinimi dhe parandalimi, numri i vdekjeve për milion banorë është vetëm 3….

Nisur nga ky krahasim sintetik shumë domethënës, rreth 2000 epidemiologjistë suedezë i kanë bërë thirrje qeverisë ta ndryshojë strategjinë e saj për vënien në kontroll të epidemisë, para se ajo të dalë krejt jashtë kontrollit



Skip to toolbar