Analistët Agron Gjekmarkaj, Ergys Mërtiri dhe Alfred Lela folën në emisionin ‘Real Story’, në News24, për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, që pritet të zhvillohet nesër, duke u ndalur konkretisht te figura e Lulzim Bashës.
Për analistin Gjekmarkaj, Basha duhet të dalë para shqiptarëve dhe të marrë përgjegjësi morale për qeverinë nesër dhe të mos bjerë në arrogancën e numrave të koalicionit me partitë aleate.
Diskutimet në studio:
Ergys Mërtiri: Kushti i parë për të prodhuar imazhin dhe figurën e duhur është të pajtosh ata brenda oborrit tënd. Kur e ke zjarrin brenda nuk bën dot gjë.
Agron Gjekmarkaj: Përjashto PD e PR, gjithë partitë e tjera opozitare kanë qenë njëherë aleat me Ramën. PD duhet të marketojë këto parti, nuk duhet të bjerë në arrogancën e numrave. Basha duhet të dalë para shqiptarëve dhe të marrë përgjegjësi morale për qeverinë nesër. Koalicioni mund t’i shërbejë atij për numra, por mund t’i dëmtojë qeverisjen.
Alfred Lela: Basha është lider normal, krahasuar me një lider anomral, që është Rama, i dalë nga gjithë ato skajet që përkufizojnë një burrë shteti, lider, shqiptar, etj. Që të duket e të jetë normal, Basha duhet ta kuptojë që nuk vjen dot i vetëm në pushtet si lider anormal. Defekti i tij është përpjekja për të nxjerrë nga shpatullat e tij normale një lider anormal. Basha rrëshqiti, nga koha kur Rama donte të luante normalin si Basha, ky i fundit donte të bënte anormalin si Rama.