Rama, në konferencë me Hotin: Në shtator mbledhim dy qeveritë në Shkodër, në nëntor kongres

CORONAVIRUS


Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord.

Rama tha se në muajin shtator të dy qeveritë do të takohen në qytetin e Shkodrës. Shefi i ekzekutivit të Shqipërisë u shpreh se gjithashtu synohet krijimi i një tradite në muajin nëntor që lidhet me organizimin e një kongresi të përbashkët.

Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta” tha ai.



Skip to toolbar