Pacienti i infektuar me COVID-19, hidhet nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”

AKTUALITET


Një tjetër ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi. Mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Një pacientë 65-vjeçar me inicialet M.H nga rrethi i Krujës është hedhur nga kati i katërt. 65 vjeçari kishte dy ditë i shtruar, ishte në gjendje të rëndë, por jo i intubuar.

Kujtojmë se më 13 gusht, një i ri u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.



Skip to toolbar