Mbyllet kirurgjia e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Shkak për mbylljen këtij reparti janë dyshimet se stafi mjekësor (infermieret e sallës) janë prekur nga koronavirusi.
Mësohet se te dyshuarve u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigjja në orët në vijim.
Në total në spitalin rajonal janë marrë rreth 20 tamponë.
Ndërkohë që është njoftuar se salla do të qëndroj e mbyllur deri në pritjen e përgjigjeve për të gjithë personat.